Gjoba1 mln lekë dhe heqje patente për 2 vite, Ajas Sulejmani: Nuk jam dakort!

Ajas Sulejmani drejtuesi i mjetit “Mercedes-Benz G Class” që ditën e djeshme shkaktoi aksidentin te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, ku në vijat e bardha përplasi çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjen e tyre 3-muajshe, duke i lënë të plagosur, është gjobitur nga policia me 1 milion Lekë. Në gjobën e siguruar nga Klan news, rezulton se Sulejmanit i është pezulluar edhe patenta për 2 vjet përveç gjobës.

Policia e akuzon për: shkelje semafori, aksidentim të kembësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nen efektin e narkotikeve.

Por ajo që bie në sy në fletën e gjobës është fakti se Ajas Sulejmani, në nënshkrimin që ka bërë, nuk e pranon këtë gjobë, duke ka shkruar: “Nuk jam dakord”.

Një ditë më parë, 39-vjeçari nën drejtimin e fuoristradës luksoze “Mercedes-Benz G Class” u fut me semafor të kuq dhe përplasi tek vijat e bardha çiftin dhe fëmijën 3-muajsh. Pas përplasjes Ajas Sulejmani u largua nga vendngjarja por arratia zgjati vetëm 2 orë, pasi 39-vjeçari u arrestua nga policia rrugore në një spital privat.

Ndërkohë që pas testit të kryer, rezultoi se 39-vjeçari ishte nën efektin e drogës.

Kujtojmë se Sulejmani është ndëshkuar disa herë nga policia me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Të Fundit