Gjithçka duhet të dini/ 20 të vdekur dhe njerëz ende nën rrënoja

Termeti i forte 6.4 balle duket se nuk ka kaluar pa dëme në njerëz (20 te vdekur) dhe banesa duke, numeruar deri me tani 600 të plagosur dhe mbi 42 të shpëtuar. Një pallat 6 katësh në Durrës  dhe një hotel në plazhjanë shëmbur plotësisht, ndërkohë që ende kërkohe njerëz të mbetur nën rrënoja.

Në lagjen nr.18 në Durrës po vazhdojnë operacione shpëtimi për të nxjerrë banorët nga rrënojat e nje ndertese me shembje te shteses se nje pallati dhe e nje godine dy kateshe ne Durres dhe disa pallate te rrezuara ne Thumane.

Zjarrfikesit, efektivet FA dhe specialistë të ardhur nga jashtë po punojnë për të ndihmuar banorët nën rrënoja.

Një gjyshe që ka humbur jetën e zënë nën rrënoja nga shembja e një pallati, ndërsa në prehërin e saj mbante nipin. I vogli është nxjerrë gjallë nga të afërm dhe forcat zjarrfikëse. Nga raportimet nga terreni, thuhet se mund të bëhet fjalë për rreth 10 persona që mund të jenëende nën rrënoja në godinat e shembura.

Nuk dihet ende situata e saktë por deri më tani ka 20 viktima.

Të Fundit