Gjermania kundër vaksinimit me detyrim, ministri Mass: Është në kundërshtim me të drejtën kushtetuese

Pasi Austria, deklaroi detyrimin për vaksinim ndaj koronavirusit, politikanët gjermanë të koalicionit të ardhshëm qeverisës e përjashtojnë një rregull të tillë për Gjermaninë. “Kjo nuk do të ndodhë”, tha për kanalin “Bild” Maas.

“Ne nuk e konsiderojmë të nevojshme, sepse mendojmë që kjo është e vështirë edhe në aspketin e së drejtës kushtetuese”, deklaroi Maas. Politikania liberal-demokrate, përgjegjëse për çështje të shëndetësisë Christine Aschenberg-Dugnus e kritikoi kryeministrin e Bavarisë Markus Söder, i cili u shpreh hapur për detyrimin për vaksinim.

“Askujt nuk i ndihmon përdorimi si kërcënim me një detyrim të përgjithshëm për vaksinim”, u shpreh ajo për gazetën “Bild”-Zeitung. “Pikërisht landet me shifra dramatike të infeksioneve me Corona duhet të përqendrohen, ashtu sikurse është rënë dakord, që të zgjerojnë ofertën për vaksinim dhe të zbatojnë masat e reja ndaj koronavirusit.

Gjithnjë e më shumë lande të federatës në Gjermani po i forcojnë masat kufizuese. Në shumë lande është bëre thirrje për pakësimin e kontakteve fizike. Me masa të tilla në landet me kuota të ulëta infeksioni ka shans që të ruhet ky nivel.

Ndërsa është vënë si objektiv që në verë të paktën 85% e popullsisë nga mosha 12 deri në 59 dhe 90% e popullsisë nga 60 vjeç të jenë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19. Në rast se nuk mjafton pakësimi i kontakteve dhe nuk rritet numri i të vaksinuarve, nisur nga skema deritanishme e përhapjes së infeksionit “mund të pasojë edhe një valë e pestë Corona,” thonë autoritetet shëndetësore.

Të Fundit