Gjendet një kufomë në bregdetin e Durrësit/ Policia jep detaje: Trupi i pajetë i seksit femër

Një kufomë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit.

Kufoma është gjetur nga një anije peshkimi rreth orës 08:30, e më pas është nxjerrë nga policia kufitare, në bashkëpunim me rojet bregdetare.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është i seksit femër, ende e paidentifikuar

Kufoma po dërgohet në morg për autopsi, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e  paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes

Të Fundit