Francë/ Makina del nga rruga dhe përplas 6 persona në një restorant

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një makinë teksa ishin duke drekuar në një restorant në Fontainebleau, rreth 50 km larg Parisit.

Sipas autoriteteve, një makinë doli nga rruga dhe hipi mbi trotuar dhe përplasi klientët e një restoranti, duke rikthyer kështu frikën e sulmeve terroriste.

Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit u arrestua nga policia, ndërsa dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Për këtë arsye autoritetet rrëzuan menjëherë dyshimet se ngjarja mund të kishte lidhje me terrorizmin. Ajo u dërgua në një spital psikiatrik për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Të Fundit