Foto/Vëllai i deputetes kosovare martohet me partnerin e tij në Kanada

Vëllai i deputetes së Parlamentit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila është martuar pak ditë më parë me partnerin e tij në Kanada.

Mësohet se çifti e kanë kryer celebrimin e dashurinë me një ceremoni të vogël, ma familjarët e tyre më të dashur.

Ndërsa është vënë re se në ceremoninë martesore të çiftit gay nuk ka marrë pjesë deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila nuk ka dashur as të komentojë mungesën e saj.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo për mediat kosovare kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

Pas kësaj përgjigje, Kusari është pyetur nëse Ylberi është vëllai i saj.

“Mos bëni kështu pyetjesh, ju lutem”,-është shprehur ajo për mediat kosovare.

Ndërsa reagime të tjera janë bërë lidhur me martesën e vëllait të deputetes me një person të së njëjtës gjini.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas raportimeve të shumta të mediave rreth martesës së vëllait të kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila.

Mustafa ka shkruar se jeta e një qytetari që nuk bart post politik është çështje private e tij.

“Jeta private e një qytetari që as nuk është i votuar nga qytetarët, as nuk është i emëruar politik, është çështje tërësisht private e tij/saj.

Kaq. Me kaq përfundon “tema” e vëllaut të Mimozës.

Ai është qytetar i thjeshtë me jetë jo-publike dhe nuk na ka asnjë borxh të na sqarohet për jetën e tij private”-shkruan ai në reagimin e tij.

Të Fundit