Foto të Angela Merkel dhe Ismail Kadare, si duket Tirana një ditë para samitit të BE

Ditën e nesërme në Tiranë do të zhvillohet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.

Një ditë para nisjes së këtij samiti, në rrugët e Tiranës janë vendosur flamuj të BE dhe Shqipërisë. Në foto që janë publikuar nga krybashkiaku i Tiranës, shihet se janë vendosur dhe foto të personaliteteve të huaja dhe shqiptare, si Angela Merkel apo Isamil Kadare.

Në kuadër të këtij samiti, janë marrë masa të rrepta sigurie siç parashikohen edhe nga Këshilli i Europës për samite të kësaj rëndësie.

Postimi i Veliajt

Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!

Tirana është gati të presë Samitin historik mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet për herë të parë në rajonin tonë. #Bashkë.

 

 

 

Të Fundit