Foto/ Ministria e Shëndetësisë firmos urdhrat: “Mbyllen shkolla, kopshte, aktivitete publike. Anulohen grumbullime masive”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka firmosur urdhrin për mbylljen e institucioneve arsimore me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pas konfirmimit të dy rasteve të para të prekura në vendin tonë.

Gjithashtu ka firmosur edhe urdhrin e ndalimit të eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, vetëkarantinimin e personave që hyjnë në Shqipëri nga zonat e izoluara në Itali.

Gjithashtu është urdhëruar mbyllja e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anullimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.

Urdhërohet kufizimi i lëvizjes së shoqëruesve dhe/ose familjarëve të pacientëve nëpër spitale.

Të Fundit