FOTO/ Mesha e Hyrjes së Arqipeshkvit të ri, të pranishëm Meta e Basha, Rama me Lindën – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

FOTO/ Mesha e Hyrjes së Arqipeshkvit të ri, të pranishëm Meta e Basha, Rama me Lindën

Në një ceremoni të zhvilluar këtë të shtunë Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Imzot Arjan Dodaj do të marrë sot detyrën.

Ceremonia po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, Tiranë, ndërsa të pranishëm janë edhe krerët e politikës shqiptare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Po ashtu në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputeti socialist, Erion Braçe, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

Imzot George Frend dha dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës ndërsa Papa emëroi Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *