Foshnja e porsalindur gjendet në koshin e tualetit të avionit

Stafi i aeroportit të Mauritius ka gjetur një djalë të porsalindur të braktisur në koshin e mbeturinave të tualetit të një avioni.

Sipas BBC, një 20-vjeçare nga Madagaskari, dyshohet se ka lindur në fluturim dhe është arrestuar.

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seewoosagur Ramgoolam më 1 janar.

Oficerët e aeroportit e zbuluan beben gjatë një kontrolli rutinë doganor. Ata e dërguan foshnjën në një spital publik për kontroll mjekësor.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur.

Nëna u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.

Gruaja nga Madagaskari, e cila mbërriti në Mauritius me një leje pune dyvjeçare, do të merret në pyetje pasi të dalë nga spitali ndërsa ndaj saj rëndon akuza për braktisjen e një të porsalinduri.

Të Fundit