Fiton në portalin “mësues për Shqipërinë”, bie viktimë e diskriminimit!

Ilir Copja i është drejtuar emisionit Stop, pasi, edhe pse i pozicionuar në vendin e dytë në portalin “Mësues për Shqipërinë” nuk e ushtron dot profesionin e tij. Gjithcka ka ardhur për shkak të paragjykimit nga Këshilli i prindërve.Në 24 shtator Iliri filloi provizorisht punën në shkollën “Seit Pepa” në fshatin Vidhas. Në Në 1 tetor nga ZVA Elbasan i paraqitet një dokument i një mbledhjeje nga Drejtoresha me këshillin e prindërve, ku Iliri ishte vlerësuar dobët, për shkak të vështirësisë në të folur.Iliri thotë, se një dokument i tillë përbën shumë problem, sepse qëndron në fuqi për një periudhë 10 vjecare.Në ZA-në e Elbasanit na japin deklaratën e pranimit të vendit të punës, që ishte firmosur dhe nga drejtoresha dhe gjithashtu ishte firmosur dhe kontrata e punës.Drejtoresha e shkollës, Silvia Jani, nuk pranon të përgjigjet, duke u mbyllur për disa orë në zyrë.Nxnësit shprehen, se janë të kënaqur me mësues Ilirin dhe nuk kishin problem, për ta kuptuar në shpjegim.Nga ana tjetër në udhëzimin nr 13 të publikuar nga Ministria e Arsimit thuhet, se personat me aftësi ndryshe kanë përparësi.Megjithatë Iliri ka një raport mjeko-ligjor të aftësisë për punë, që e ka dorëzuar së bashku me dosjen, në kohën e konkurimit.

Të Fundit