Finalja e Conference League/ Policia e Kosovës i vjen në ndihmë Policisë së Shqipërisë

Për sigurinë gjatë finales Conference League, që luhet sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” mes ekipit italian, AS Roma dhe atij holandez Feyenoord, do të kujdeset edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur për mediat kosovare se për këtë ndeshje policia do t’i dërgojë disa zyrtarë policor atje.

Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë.

Finalja e Conference League, që po mbahet në Tiranë ka shpërfaqur probleme për policinë e Shqipërisë, pasi janë arrestuar 48 tifozë italian dhe 12 holandez.

Është hera e parë që një finale e një turneu evropian, zhvillohet në Shqipëri, dhe me rast të këtij organizimi, tifozët e dy skuadrave finaliste kanë shkaktuar probleme të mëdha në orët e vona të së martës.

Me mijëra tifozë pritet të jenë prezent në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Të Fundit