Fier/ Shkolla ‘Janaq Kilica’ , asfiksohen 5 nxënës në orën e kimisë, nisen me urgjencë drejt spitalit.

Një reaksion kimik në laboratorin e kimisë së Shkollës se Mesme të përgjithshme ‘Janaq Kilica’ në Fier ka shkaktuar panik tek nxenesit dhe në mbarë shkollën.

Mësohet se nxënësit kanë qenë në oren e mësimit duke zhvilluar një eksperiment që më pas ka ndodhur edhe reaksioni duke çuar në një re tymi.

Mësohet se 5 nxënës kanë dale nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga shkolla dhe nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje, që ka krijuar më së shumti panik te nxënësit.

Të Fundit