“Eyes of Tirana” çfarë po ndodh me kullën e re në qendër të Tiranës – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Eyes of Tirana” çfarë po ndodh me kullën e re në qendër të Tiranës

Fotografitë e mëposhtme i takojnë kullës “Syri i Tiranës”, që po ngrihet në hapësirën mes rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, mu në rrëzë të sheshit “Skënderbej”.

“Eye of Tirana – Syri i Tiranës”, projektuar nga një studio daneze, supozohej të kishte sipas projektit, 26 kate, por po t’i numërosh katet sot, teksa kulla vijon të lartësohet, ato janë mbi 32.

“ARLIS CONSTRUCION – NDËRTIM”

Projekti po ndërtohet nga “Arlis Construction”, një kompani e përfolur shpeshherë në media. Në vitin 2019 ajo u akuzua se prishi një lulishte për të ndërtuar një pallat shumëkatësh, në zonën e 21 Dhjetorit. Projekti i pagëzuar si “Square 21” ngjalli protesta të banorëve të zonës.

“Kompania “Arlis-Ndërtim,” që zotërohet nga Armand Lilo, një ndërtues i afërt me qeverinë, planifikoi në zonën e ish-Uzinës një kompleks pallatesh që shtrihet në rreth 15,500 metra katror. Projekti zinte jo vetëm lulishten që ishte bërë pas vitit 2015, por edhe godinat e ish-Uzinës dhe Policisë Bashkiake. Në lejen e bërë publike, Arlis-Ndërtim detyrohej të paguante 1,5 milionë euro (207,478,160 lekë) taksë infrastrukture”, shkruanin mediat në atë kohë.

Për sa u përket të ardhurave nga kompania e tij, sipas të dhënave të Open Data, Lilo pati rreth 76 mijë euro fitime në vitin 2012, ndërsa në vitin 2015 fitimet e iu shumëfishuan në 2 milionë euro. Në vitin 2020 raportoi 1.7 miliardë lekë të ardhura.

Në vitin 2013, Armand Lilo u përfshi në një konflikt pronësie në zonën e Yzberishtit. Sipas medias, bashkë me Ervis Nakjen, ai rrahu pronarin e truallit ku po ndërtonte një pallat dhe i plagosi atij të birin.

Kompania “Arlis Construction -Ndërtim” dyshohet se ka shkelur rregullat e ndërtimit edhe në një projekt tjetër, pranë Farmacisë 10, në Tiranë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *