Evis Kushi: Njëri nga prindërit me fëmijë të mitur të qëndrojë në shtëpi, pa pasoja… – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Evis Kushi: Njëri nga prindërit me fëmijë të mitur të qëndrojë në shtëpi, pa pasoja…

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë një njoftim për prindërit lidhur me ndërprerjen e procesit të mësimit për 3 ditë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja Kushi shkruan se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur do të lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasojë administrative dhe financiare.

Ministrja e ka bërë këtë njoftim pas reagimit të zëdhënëses së PD, Ina Zhupa e cila e cilësoi vendimin e Kushit si gjysmak.

Javën e kaluar ministrja e Arsimit Evis Kushi vendosi që shkollat të mbyllen nga data 24 deri më 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin tonë.

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”,-shkruan ministrja e Arsimit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *