Evi Kokalari: Yuri Kim po shkatërron PD-në

Aktivistja Evi Kokalari deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Juri Kim po e shkatërron PD-në.

Ajo pohoi se ndërhyrjet në politikën shqiptare janë ndërhyrje në punët e brendshme, ndërkohë që theksoi se çdo ambasador përfaqëson personin që është në Shtëpinë e Bardhë.

Pjesë nga intervista

SHBA mund të shpallë një njeri non grata por nuk mund të ndërhyjnë amerikanët për të ndërtuar PD?

Kokalari: Ky është mendimi jot.

Nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë?

Kokalari: Sigurisht që është.

Ajo ka thënë që njoh Lulzim Bashën si kryetar të PD. Basha nuk nëse nuk ka njerëzit poshtë nuk është kryetar i PD.

Kokalari: Megjithatë Kim nuk po e bën PD, ajo po e shkatërron PD-në.

Zonja Kim?

Kokalari: Ajo që përfaqëson zonja Kim. Çdo ambasador përfaqëson personin që është në Shtëpinë e Bardhë. Nëse Trump ishte në shtëpinë e bardhë ajo do sillej komplet ndryshe.

Të Fundit