Europa kontinenti më i goditur nga Covid-19/ Mbi 50 milionë të infektuar në botë

SHBA

Të infektuarit me Covid-19 në të gjithë botën kanë kaluar shifrën e 50 milionë njerëzve. Që prej nisjes së pandemisë në botë janë shënuar 1.251.980 të vdekur nga virusi i tmerrshëm.

Europa është kontinenti më i goditur me 12.6 milionë të infektuar nga të cilët kanë ndërruar jetë mbi 305 mijë njerëz. Më pas është Amerika Latinë me 11.6 milionë të infektuar.

SHBA-ja është vendi më i prekur me 9,9 milionë të infektuar, e ndjekur nga India me 8,5 milionë dhe më pas Brazili me 5,6 milionë njerëz të infektuar me koronavirus.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pak ditë më parë njoftoi mbi ”Lock-Down”-in e dytë i cili ka hyrë në fuqi nga e shtuna më datë 8 nëntor dhe do të zgjasë deri në 30 nëntor.

Edhe Italia duke parë shifrat e larta të javëve të fundit ka vendosur kufizime të reja që do të zgjasin 1 muaj. Conte pak ditë më parë tha se nuk bëhet fjalë për një mbyllje të plotë si ajo e marsit, por se do të aplikohen masat e nivelit të rrezikut.

Ky nivel parashikon kufizim të orareve të lëvizjes, mbyllje të shkollave dhe institucioneve publike, etj dhe do të zgjasin deri në fillim të dhjetorit.

Të Fundit