Eurojust: Kriminaliteti shqiptar e italian në nivelet më të larta botërore

Drejtuesi i EUROJUST për Italinë, Filippo Spiezia, ka thënë sot gjatë konferencës për shtyp mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare pas finalizimit të operacionit “Shpirti”, se grupet mafioze shqiptare dhe italiane janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror.

Më tej ai theksoi se pikërisht për këtë arsye bashkpunimi duhet të vijojë.

“Bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe shqiptarë ishte një model shumë i lartë. Ky model është perfeksionuar, sepse kemi përmirësuar skuadrën përbashkët hetimore. Kemi thyer barrierat territoriale midis Shqipërisë edhe Italisë. Është një model edhe në kuadrin europian

Ka një dëshmi të çmuar për të gjithë qytetarët e ndershëm italianë dhe shqiptarë. Pa ndaluar pastrimin e parasë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik.

Puna është shumë e gjatë. Grupet mafioze shqiptare dhe italiane janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror. Ndaj ky rrugëtim i joni duhet të vijë kështu siç është bërë deri tani”, tha ai.

Të Fundit