“Është skenë krimi”, Bardhi i kërkon policisë që të lejojë gazetarët të hyjnë në selinë e PD

Pas njoftimit të PD-së se kryedemokrati Lulzim Basha priste në zyrën e tij mediat, kjo gjë nuk është lejuar nga policia. Policia e konsideron selinë një skenë krimi, ku do të mblidhen provat.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi shkoi te dera hyrëse e PD-së dhe i kërkoi policisë që të lejonte hyrjen e gazetarëve.

“Lejoni që të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha. Nuk i marr unë leje prokurores Elisabeta Ymeraj. Lejoni që të hyjnë mediat.”, tha Bardhi.

Të Fundit