STOP – EMISIONI 30

“Shpejtësi skëterre” në autostradë!

Automjeti i “Stop” bën një provë të thjeshtë në autostradën Tiranë-Durrës. Ne ecim sipas rregullave, me shpejtësinë e kërkuar nëpër tabela, por numri i makinave, që na parakalojnë është i lartë. Më pas transmetojmë një tjetër video nga dhuna nëpër shkolla përballë një realiteti tjetër të indiferencës në klasë.

 

Mjerimi i spitalit të Lezhës!

Gazetarët e Stop janë ndalur në spitalin e Lezhës, ku vec të tjerave mungojnë edhe filmat për të bërë grafi. Këmbëngulja e Stop, zgjidh këtë “problem të vogël”.

 

Ora “pa orë” e Korcës, dhe dritat e zhytura në terr të nënkalimeve pranë rrugës së Elbasanit! 

Në këtë pjesë të emisionit vijnë dy vëzhgime nga gazetarët e Stop. E para sjell Sahatin e Korcës, që “i ka mbetur ora”. Më pas një vëzhgim tek nënkalimet pranë Rrugës së Elbasanit dhe rrugës pranë Teg-ut, që janë të zhytura në errësirë.

Të Fundit