STOP – EMISIONI 26

Rama-Basha, fundjavë mes të rinjve të partisë!

Kryeministri Rama gjatë gjithë fundjavës ishte nëpër aktivitete partiake, ku shpërndau tesera partie për anëtarë të rinj.Të dielën në Tiranë, Rama ishte me Pandeli Majkon, me të cilin shkëmbyen edhe batuta. Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë zgjedhjeve në Forumin Rinor të PD-së, tha se Rama e Meta janë bërë si Bidai, që takohen në darkë e zihen në mëngjes për show.

 

“Bilishti sport” dhe prapaskenat e financimit!

Në vitin 2009 është bërë një kontratë, që “BILISHT SPORT” të merrte ca para në formë financimi nga bashkia. Me kamera të fshehtë sekretari i Këshillit Bashkiak, tregon se mbështetja vjen nga Niko Peleshi, që ka baxhankun në këtë sipërmarrje.

 

Pusetat e rregulluara dhe pallati i dëmtuar në Laprakë!

Bashkia e Tiranës ka rregulluar pusetat e prishura, pas transmetimit të premten në Stop. Më pas në këtë pjesë të programit trajtohet cështja e një pallati të dëmtuar në Laprakë dhe reagimi i inspektorit të IMT-së.

 

Të Fundit