EMISIONI 12 – Stop
STOP

EMISIONI 12

Bllofi i mediave ndërkombëtare!

Prej disa ditësh disa media ndërkombëtare kanë shkruar artikuj denigrues për imazhin e Shqipërisë. E përditshmja britanike “Daily Mirror” shkroi të dielën, se hashashi i Shqipërisë po furnizon organizatën terroriste ISIS. Ndërsa gazeta italiane “Corriere della sera”, shkruante, se në Shqipëri rekrutohen xhihadistë. Banorët e Lazararit e quajnë të turpshëm një histori të tillë, sipas tyre, kryekeput te trilluar.

 

 

Viktima të mjekut grek Ioannis Soulis!

Shumë pacientë janë drejtuar të një mjek grek, Ioannis Soulis, i cili punon në një klinikë private në Tiranë. Mjeku ka reklamuar se mund të shërojë problemet e sinuseve, pa bisturi, por me rreze lazer.

Gazetarët kanë filmuar mjekun me kamera të fshehtë, i cili premton zgjidhje në dy ditë të problemit, pa dhimbje. Më pas specialisti ORL Besim Boci, ka shpjeguar se nuk ekziston një zgjidhje e tillë e problemit. Vec kësaj, pacientit i janë shkaktuar dëmtime të pakthyeshme të mukozës së hundës.

 

Shkollat e kryeqytetit, në shumicë pa ngrohje!

Për dy ditë me rradhë gazetarët tanë kanë kryer vëzhgime nëpër shkollat e Tiranës, për të parë, nëse funksionojnë sistemet e ngrohjes. Krahas intervistave me nxënës dhe mësues të shkollave, janë intervistuar edhe deputetët nësë janë interesuar për problemin e ngrohjen në shkollat e zonës.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *