Elisa Spiropali për Bashën: Ke studiuar në Perëndim, por sillesh si në Korenë e Jugut. Ne psiqikë dhe ‘Foltorja’ llumi, kurse ti…

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me kryedemokratin Lulzim Basha. Ajo tha se kreu i PD kërkoi të përdoret etikë, por ndërkohë gjatë fjalës së tij përmendi një sërë epitetesh bullizuese.

“Kryetari i opozitës filloi fjalën me respektimin e etikës dhe në fjalën e tij dhe atë që e parapriu përmend fjalën kriminel, psikik, jeni bërë për pavijone, mendje perverse, etj. O po bën këtu një surrogat të foltores dhe nuk di ç’të thotë.

Meqë përmende shkollat në perëndim, po të them se ndoshta ajo që ke studiuar në perëndim po sillesh si në Korenë e Veriut, nuk po më duket shumë e çuditshme sot këtu, sepse e njihni mirë njëri-tjetrit.

Niçja thoshte mos shiko shumë gjatë në abis se abisi të shikon mbrapsht në fytyrë. Si duket ti ke qenë shumë kohë aty në abis e tani nuk shkëputesh gjë. Duke qenë se të foltores janë llumi e ne psikikë. Vetëm Ju jeni dorë jashtë, kur them kështu e kam fjalën për Ju personalisht, duhet të dini që nuk mund të jesh kokë e këmbë brenda dhe dy gishta jashtë, ajo nuk quhet jashtë, quhet kokë e këmbë brenda”, tha Spiropali.

Të Fundit