Elisa Spiropali: PD ka shansin të shpëtojë, t’u vënë shqelimin Lulit dhe Sali Nongratës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me zhvillimet në PD, dhe koalicionin e ish-kryeministrit Berisha me LSI e PDK-në e Nard Ndokës.

Përmes një postim në Facebook, Spiropali shkruan se Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë nga Sali Non grata por sipas saj por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun.

Sipas saj, Berisha dhe Basha janë bashkëfajtorë dhe bashkëpunues dhe e shkuara nga e cila Shqipëria dhe PD tani kanë mundësi të shpëtojnë ‘duke u vënë shqelmin’ të dyve.

Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun. Luli me Saliun janë bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata janë e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak”, shkruan Spiropali.

Të Fundit