Elbasan/ Pacienti me semundje te rralle pa age, Ministria: kerkese me shkrim! – Stop – 4 Nentor 2020 – Stop
Të Gjitha

Elbasan/ Pacienti me semundje te rralle pa age, Ministria: kerkese me shkrim! – Stop – 4 Nentor 2020

Në qershor të vitit 2019, në emisonin “Stop” u ankua Sabri Ceka nga Elbasani, për mungesë të ageve, nëpërmjet të cilave, ai merr medikamentet për sëmundjen e rrallë që ka, Hemofili A, një sëmundje gjaku.Pas transmetimit të shqetësimit, pati një reagim nga drejtori i QSUT-së, i cili i siguroi disa age, si dhe nga mjekë shqiptarë, që punojnë në Gjermani.Sot, pas më shumë se 1 viti, Sabriu ka nevojë për age të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore nuk e vunë ujin në zjarr. Pacienti merr medikamentet nga shteti, por shteti nuk i siguron aget, të domosdoshme për të. Sabriu thotë, se nëse nuk siguron aget, mund të përfundojë në karrocë. Gazetari i “Stop” i drejtohet Ministrisë së Shëndetsisë, por aty ndeshet me burokracinë dhe përgjigjen standarde: kërkesë me shkrim!…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *