Edukatorja jep 2 versione për vdekjen e 3-vjeçarit, e ëma: Djali eshte me i gjatë se ajo kapëse…

Pak ditë më parë, lajmi se një fëmijë 3 vjecar humbi jetën në rrethana të paqarta në një kopsht privat në Fier, tronditi opinionin publik.Prindërit e fëmijës, tregojnë për “Stop” ditën tragjike, që kur cuan 3 vjecarin Noah në kopsht, e derisa u njoftuan nga nga edukatorja kujdestare Redina, për ngjarjen.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuca ngre disa pista mbi atë, që mund të ketë ndodhur ditën e tragjedisë.Fillimisht prindërve u është thënë, se djali është gjetur pa ndjenja në krevat, i mbytur me lidhëset e bluzës.Prindërit janë dyshues, por edhe stafi i kopshtit, pasi varëset, ku pretendohet të ketë ndodhur fatkeqësia, janë shumë të buta e thyhen lehtë.

Lidhur me enigmat e vdekjes së 3 vjecarit në kopshtin privat të Fierit, prindërit e tij kanë takuar mjekun e urgjencës, që priti fëmijën, Ai thotë, se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në spital dhe me një shenjë rreth 10 cm si shirit në qafë. Ndërkohë edhe mjeko-ligjori i Spitalit Fier, që ka asistuar në autopsinë e fëmijës, tregon për shenjën në grykë tek fëmija dhe dy shenja në pjesën e ballit.Kamera e “Stop” tregon edhe ambientet e përshtatura të këtij kopshti privat nga një vilë 3 katëshe. Pjesa e shkallëve nuk është shumë mirë e mbrojtur, ndërsa pjerrësia e shkallëve përbën rrezik për fëmijët.Nga ana tjetër ambientet e kopshtin duhet të jenë të gjithë të monitoruar me kamera.

Të Fundit