Edukatorja hiqet nga puna, prinderit peticion per kthimin e saj! – Stop
KLIPET

Edukatorja hiqet nga puna, prinderit peticion per kthimin e saj!


Ankesa e rradhës vjen nga prindër të fëmijëve, në kopshtin “3 dëshmorët”, Kavajë. Ata kërkojnë rikthimin e edukatores Lindmira Gjuzi, pasi fëmijët nuk pranojnë të shkojnë në kopsht. Prindërit tregojnë, se prej dy vjetësh fëmijët e tyre ndiqen nga edukatore Lindmira Gjuzi. Atë e kanë larguar padrejtësisht nga puna, edhe pse ishte e palodhur dhe kujdesej shumë mirë për fëmijët.Prindërit kanë bërë dhe një peticion, duke kërkuar rikthimin e Lindmirës, por ky veprim nuk është marrë parasysh nga Drejtoria e Kopshteve në Bashkinë Kavajë. Vetë edukatorja Gjuzi thotë, se në 26 dhjetor i ka ardhur vendimi për largim nga puna. Arsyeja është, mosrespektim i orarit të punës, ndërkohë që të gjithë e dinë rregullsinë e saj. Ajo thotë, se e dashuron punën, që bën dhe është shumë korrekte. Në Drejtorisë së Kopshteve Kavajë, na thuhet se ka një relacion për këtë edukatore, që shprehet, se ajo nuk respekton orarin. Drejtori Shpend Barameta thotë, se nga peticionet e prindërve, nuk rikthehet njeri dhe edukatorja e re është në punë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *