”Edhe 50 shtretër bosh”, Manastirliu: Sistemi shëndetësor s’është në kolaps

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot Spitalin Infektiv, që prej pandemisë tashmë quhet COVID-1, ku ka deklaruar se, sistemi shëndetësor nuk është në kolaps.

Ministrja tha se, janë gati spitalet Covid 3 dhe 4 që do te futen ne funksion me plotësimin e shtretërve tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.

“Kemi shtuar kapacitetet për të mos prekur pjesën tjetër të sistemit që vazhdon punën normalisht”, deklaroi znj. Manastirliu.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Najada Çomo, shefe e Shërbimit te pavionit te InfektivitKapacitete të lira bashkë me COVID-2 kemi mbi 50 shtretër të lirë në momentn që flasim. Ajo shtoi se “po trajnohen infermierë për të qenë në COVID-3 dhe COVID-4”.

“Kur të shohim që nuk do të kemi më hapësira për të shtruar, ne do ta hapim spitalin COVID-3 që do të jetë pikërisht këtu në QSUT. Mjekët dhe infermierët i kemi të trajtuar të përgatitur. Kemi stafin e kompozuar për COVID-3 që është gati sikur të hapet sot”, deklaroi znj. Manasterliu.

“Ka disa që dalin e thonë po kolapsin sistemi shëndetësor. Ku po kolapson sistemi shëndetësor? Ku e shohin? Nuk ka asnjë kolaps në sistemin shëndetësor. Që është situatë e vështirë, patjetër pasi e gjithë bota është në situatë të vështirë”, nënvizoi ministrja.

Ajo tha se, që prej pandemisë, ministrja e Shëndetësisë tha se kemi 700 mjekë dhe infermierë personel të shtuar, ku 150 janë për dy spitalet COVID.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Shqipëri ka mbi 7 600 raste aktive me COVID-19.  Ndërkohë numri i rasteve ditore të të infektuarve ka ardhur duke u rritur duke shkuar aktualisht në mbi 300 persona në ditë.

Më 15 shtator, gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, znj. Manastirliu tha se aktualisht janë 30% të kapaciteteve të lira në dy spitalet COVID. Sipas raportit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë të kësaj date, në atë ditë ka pasur 171 pacientë në të dy spitalet.

Kurse më 20 tetor, znj. Manasterliu gjatë takimit me Task-Forcën anti-covid tha se, kemi 25% të kapaciteteve ende në dispozicion ndërsa sipas raportit thuhej se, 255 pacientë ndodheshin të shtruar në dy spitalet.

Ministria e Shëndetësisë parashikon të ketë deri në 500 shtretër pas hapjes së dy spitaleve COVID-3 dhe COVID-4, ndërsa në raste se do të nevojiten më shumë shtretër, atëherë do të përfshihen për trajtimin e personave të infektuar dhe disa spitale rajonale.

Të Fundit