E vrau me thikë, 26-vjeçari për të dashurën: Falënderoj zotin që të solli ty

26-vjeçari Klinton Pira nga Dibra vrau me thikë mbrëmjen e sotme bashkëjetuesen e tij 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah me origjinën nga Gana.

Pasi e qëlloi disa herë me thikë, i riu i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e pallatit, në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.

Para se të ndërronte jetë, Jawsackie Jaboah ka dalë nga banesa ku u dhunua nga i riu duke kërkuar ndihmë dhe më pas ka humbur ndjenjat. Ajo humbi jetën pasi mbërriti në spital.

Pak kohë më parë, Klinton Pira ka postuar fotografi në rrjetet sociale së bashku me bashkëjetuesen e tij, teksa shkruante “Falënderoj Zotin çdo ditë që të solli ty në jetën time! Të dua bukuroshe”.

Të Fundit