E vranë teksa po pinte kafen e mëngjesit/ Viktima sherr me të vëllanë për pronat dhe kërcënimi me armë që e futën në probleme me drejtësinë

Mëngjesin e kësaj të marte, i është bërë atentat pranë banesës Nazmi Bandulës.

“BalkanWeb” raporton se viktima është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje, teksa ishte duke konsumuar kafen e mëngjesit. Ndërkohë, mësohet se viktima nuk ishte një emër i panjohur për drejtësisë.

Ai kishte precedent penal, pasi para disa vitesh kishte një konflikt pronësie me të vëllanë, të cilit i kishte drejtuar edhe armën. Mësohet sakaq, se më 27 dhjetor të 2020, atij i është shpërthyer me tritol makina tip “X 5”. Asokohe viktima ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë dhe nuk e dinte se kush mund t’ia kishte vendosur tritolin në makinë.

Për t’u rikthyer sërish te ngjarja e sotme, mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë. Paraprakisht po merren provat e duhura materiale dhe më pas do të tentohet sekuestrimi i kamerave të subjekteve përreth, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Të Fundit