E vënë nga veprimtari kriminale, i sekuestrohen 2 milionë € 55-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka informuar se ka përfunduar operacionin policor të koduar “MILANO”, ku janë sekuestruar 2 milionë pasuri, të cilat dyshohet se janë siguruar nga veprimtari kriminale.

Sipas policisë, pasuria i është sekuestruar shtetasit Kristaq Mahmutaj, 55 vjeç, i cili është ekstraduar drejtë Italisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Trafik droge”.

52-vjeçarit i janë sekuestruar pasuri të luajtshme e të paluajtshme, me vlerën e 2 milionë eurove, ku përfshihen: 1 ndërtesë katërkatëshe, një sipërfaqe trualli, dy sipërfaqe toke (ara), një subjekt me veprimtari në fushën e prodhimit të ujit të pijshëm dhe një subjekt bar-kafe.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “MILANO”, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit K. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ky shtetas, më datë 15.03.2021, është ekstraduar drejt Italisë, pasi është arrestuar gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafik droge”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2.000.000 euro, konkretisht:

Një ndërtesë katërkatëshe, një sipërfaqe trualli, dy sipërfaqe toke (ara), një subjekt me veprimtari në fushën e prodhimit të ujit të pijshëm dhe një subjekt bar-kafe.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë”-njofton policia.

Të Fundit