E rëndë në Elbasan/ Djali rreh babain 67-vjeçar, transportohet me urgjencë në spital i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 67-vjeçar.

Burime bëjnë me dije se, 35-vjeçari Mandi Prifti është shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërkohë që babai i tij Pirro Prifti, është transportuar për në spital.

Mësohet se 67-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitalin kirurgjikal të Elbasanit.

Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që ka shmangur agravimin e situatës që mund të çonte në pasoja më të rënda.

Të Fundit