E rëndë/ Mjeku vaksinon me një vaksinë mbi 60 punonjës

Një skandal është regjistruar në Austri. Në një fabrikë të vendit, një mjek, ka përdorur të njëjtën vaksinë për të vaksinuar rreth 60 punonjës.

Mediat e huaja shkruajnë se tashmë punonjësit do të testohen për HIV dhe Hepatit.

Kompania e vaksinimit “Vamed”, shprehu keqardhje të thellë për këtë rast dhe njoftoi se do të insistonte në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj çështje, ndërsa mjeku që ndërmori skandalin, është pezulluar përkohësisht nga puna.Zëdhënësi i “Vameda”, Ludwig Bihler konfirmoi se ishin identifikuar boshllëqe në vaksinimin e disa personave. “Një kontroll i hollësishëm zbuloi se mjeku që kreu vaksinimin kishte keqpërdorur pjesërisht materialin e vaksinës”, shtoi Bihler.

Të Fundit