Dyshohet se u mbyt 8 ditë më parë në lumë, ende asnjë gjurmë. Familjarët angazhohen për gjetjen e 43-vjeçarit

Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e trupit të 43 vjeçarit Tofik Xhika, i cili dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Drin.

Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk u kthye më.

Për 8 ditë me radhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë, por pa asnjë rezultat.

Ndërkohë, pavarësisht kërkimeve intensive të polumbarëve të RENA-s, të zhvilluara për 2 ditë me radhë, nuk ka ende asnjë shenjë. Për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.

Në këto kushte familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime, por pa rezultat.

Balkanweb app Get it on Google Play

Familjarët dhe banorët nuk kanë reshtur së kërkuari edhe ditët e para të vitit të ri. Sot familjarët kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit.

Kujtojmë se Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij me datë 26 Dhjetor teksa kishte dalë për të peshkuar në lumin Drin i Zi.

Të Fundit