Dyert e selisë të mbyllura, Berisha: I falim Bashës 20 karrige dhe 20 brava

Ish-kryeministri Sali Berisha në një aktivitete te zhvilluar në Fier në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege, e cilësoi foltoren, Kuvendiv Kombëtar dhe referendumiv për shkarkimin e Bashës si mrekullia më e madhe që ka ndodhur këto 30 vite.

Lidhur me situatën në PD, ku nuk janë lejuar të hyjnë brenda selisë mbështetësit e tij Berisha tha me ironi se janë aq zemërgjërësa ti falin 20 karrige dhe 20 brava, Lulzim Bravës.

“Në një hark kohor 3 mujor i dha vendit ato mrekulli që Shqipëria dhe Shqiptarët nuk i kishin parë kurrë më parë. I dha vendit Kuvendin e Lirisë i mbledhur nga anëtarët, i dha vendit referendumit. Tregoi se liria nuk vdes kurrë në zemrat tona dhe se në jemi dhe do të qëndrojmë të pamposhtur në mbrojtje të saj. Miqtë e mi, pasi dështuan në marrjen peng të PD, pasi dështuar në përpjekjet e tyre për të dekurajuar foltoret, për të dekurajuar Kuvendin e lirisë, tani këta mjeranë Edi Rama me pengun e tij kërkojnë të marrin shtëpinë e lirisë. Shtëpinë tuaj, shtëpinë tonë.

Për secilin prej jush për çdo shqiptar, t’u sqaroj se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë. Se ne jemi aq zemërgjerë sa do ti falim Lulzim Bravës 20 karrige dhe 20 brava. Problemi është tek parimi themelor i çdo demokracie në të cilën shumica qeveris dhe pakica respektohet. Shkelmimi i këtij parimi është tipari i regjimeve diktatoriale. Shkelmimi i këtij parimi është tipar i diktaturave komuniste”, tha Berisha.

Të Fundit