“Dy kokrra ha, dy kokrra spërkat mallin” Fallxhoret “i mbyllin” sytë policisë!

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop”, sjell 4 raste të ndryshme, fllaxhorësh, apo njerëzisht, që pretendojnë të lexojnë fatin, apo të të bëjnë mbarë një vendim e aktivitet.Dushi nga Tirana, thotë, se me kokrra sheqer, që i ha qytetari e dy të tjera në mallin që do shesë, policia arrin të kalojë drogën pa probleme.Ilmiu në Belik, Cërrik, bën, që t’i lidhen sytë qeverisë, e cunat e Italisë, të vijojnë pa probleme me vjedhjen e shtëpive atje.Monda nga Roskoveci, ndihmon në prodhimin e mbarë të hashashit në Skrapar, duke tq qetësuar edhe nga gjendja mendore.Ndërsa Nora në Gramsh të bën drejtor. Ajo thotë, se e ka bërë njërin deputet, ndaj nuk e ka problem të të bëjë mbarë për rritjen në karrierë.

Të Fundit