Durrës/ Plagoset egjiptiani, nuk njihet ekspertiza prangoset mashinisti! – Stop
KLIPET

Durrës/ Plagoset egjiptiani, nuk njihet ekspertiza prangoset mashinisti!

Muhamed Çopa, mashinist prej 35 vjetësh, është përfshirë në një aksident në datën 30 korrik 2019. Ai tregon, se me të dalë nga stacioni i Durrësit për në Shkozet, një shtetas egjiptian i ka hyrë në shina, por është plagosur, edhe pse Muhamedi ka frenuar menjëherë. Në datën 2 gusht gjykata ka vendosur arrest shtëpie 45 ditor për Muhamed Copën.Në vendin e aksidentit, gazetarja e “Stop” konstaton, se këmbësorët kalojnë në shkelje të plotë të rregullave të qarkullimit.Leonard Jani, ekspert hekurudhor dhe këshilltar pranë Drejtorisë së përgjithshme të hekurudhës, shpjegon, se nuk mund të mbash përgjegjësi për persona, që nuk iu dhimbset jeta e tyre. Sipas rregullores, thotë ai, nuk është detyra e hekurudhës, që të sigurojë jetën e njerzëve, që hyjnë në rrugën e trenit.Drejtoria e inspektimit hekurudhor është institucioni, që bën ekspertizën në të tilla raste dhe dhe konkluzioni i saj, që i është vënë në dispozicion prokurorisë, e liron nga cdo përgjegjësi mashinistin Muhamed Çopa. E megjithatë, ai sot vuan dënimin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *