Durrës/ Dy raste te reja me Covid-19, njëri u infektua në call center. – Stop
Të Gjitha

Durrës/ Dy raste te reja me Covid-19, njëri u infektua në call center.

Numri i personave të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19 në qytetin e Durrësit ka shkuar në 14.

Vetëm ditën e sotme janë regjistruar dy raste të reja. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar dhe një tjetër 77-vjeçar, të cilët rezultuan pozitiv pasi bënë testin.

Dyshohet se 71-vjeçari është infektuar nga djali i tij që punon një një call center. Gjithashtu djali dhe nëna e tij kanë shfaqur temperaturë, por janë vetëizoluar, pasi nuk e kanë pasur shumë të nevojshëm trajtimin mjekësor.

Ndërsa 77-vjeçari nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të infektuar dhe nuk dihet ende se ku mund të jetë infektuar me koronavirus.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *