Duma-socialistëve: Mos u fshihni pas “Foltores”, ne do e zgjidhim

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka folur në Kuvendin e zhvilluar sot, ku tha se mazhoranca mos të merret me “Foltoren”.

Sipas Dumës, këtë çështje do ta zgjidhin për Shqipërinë.

“Në këtë foltore duhet të tregojmë realitetin. Shifrat tuaja s’u thonë asgjë shqiptarëve. Ju vini këtu dhe sa herë gjendeni keq te kjo foltorja këtu thërrisni foltoren tonë atje. Sa herë mbushet oborri para Kuvendit nga fermerët, ju mbushni foltoren atje. Ça thu mor burr, profesor ti ëë.. shkoni shihni te oborri juaj, pantomima. Juve thoni se SPAK apo drejtësia s’ka asnjë të proceduar apo dënuar nga qeverisja e djathtë. Ky SPAK që kapi inceneratorët mos na e bëri ne favor se e kishim ne drejtësinë në dorë, apo çështja është më e thellë se kaq. Foltoren tonë oborrin tonë ne do e zgjidhin, edhe kur fërkoni barkun se ju  vjen mirë, ne do e zgjidhim, nuk do e zgjidhim për PD , por për Shqipërinë sepse është çështje më e madhe se PD, për të ndaluar aty ku jo doni ta kaloni duke u hedhur hi shqiptarëve. Maja e piramidës nuk preket dhe kokat e turkut hidhen gjatë gjithë kohës, mesazhi është se ata që kalojnë këtej e andej t’i hedhim t’i bëjmë leckë dhe t’i dënojmë”-tha Duma.

Të Fundit