“Duhet të gjejmë një zgjidhje, jo të kënaqim egot personale”, Basha: Do mbledh edhe Kolegjin e Kryetarëve, por më parë…

TIRANË

Zbardhen të tjera detaje nga fjala e kreut të PD, në mbledhjen e grupit parlamentar. Basha është shprehur se është i gatshëm të mbledhë edhe Kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe keshillin kombëtar, por më parë theksoi ai duhet të kemi një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha strukturat e PD, por edhe palët e tjera.

Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, jo të kënaqim egot personale të disa idivideve. Zgjidhjet që nuk bashkojnë partinë nuk jane zgjidhje. Ju e dini që kolegji i kryetarëve, është kundër dorëheqjes. Pa pasur zgjidhje për situatën. Çfarë prisni që të përplas me njeri tjetrin ju me ata. Ne duhet te dalin me propozime konkrete. Si do t’i bashkojme demokratët, jo si do t’i sherbejme interesave personale të individëve.

Ne duhet të kemi një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha strukturat e PD. Por edhe nga palët e tjera.

Une do të mbledh edhe Kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe keshillin kombetar.

Por me parë hajde të gjejme një zgjidhje ne. Duhet të mendojmë edhe për ata mijëra demokrat që na kane mbeshtetur. Zgjidhje të papranueshme edhe nga ata e mban sërisht të ndarë partinë.” u shpreh Basha.

Të Fundit