Duhanpirja mes të rinjve u shtua me 25% gjatë pandemisë

Numri i të rinjve duhanpirës u rrit me 25% gjatë karantinës së parë si pasojë e pandemisë, zbulon studim i ri britanik.

Një studim nga Cancer Research zbuloi se qindra mijëra njerëz më tepër i janë shtuar listës së duhanpirësve, në krahasim me periudhën para pandemisë – rreth 652,000 prej tyre ishin të moshave 18-34.

Studimi gjithashtu zbuloi se numri i atyre që hoqën dorë me sukses nga duhanpirja pësoi ngritje.

Edhe numri i atyre që pinë alkool pësoi rritje, sidomos tek gratë (55%) dhe shtresat e varfra (64%).

“Pa-barazitë dhe ndryshmet socio-ekonomike janë shumë të pranishme në sjelljet që kanë të bëjnë me pirjen e alkoolit dhe duhanit. Numri i atyre që u munduan të lënë alkoolin u rrit vetëm mes njerëzve që vijnë nga shtresa social më të avantazhuara,” shtoi zbulimi.

Duhanpirja është shkaku më i madh i kancerit që mund të parandalohet, u shpreh Cancer Research UK, dhe njihet të shkaktojë 15 lloje të ndryshme sëmundjesh.

Ky studim gjithashtu shtoi se edhe pirja e sasive të vogla të alkoolit rrit rrezikun e 7 llojeve të ndryshme të kancerit.

Të Fundit