Drejtori nuk firmos, qytetari nje vit nuk mbyll dot biznesin!

Ernest Mata, tregon në “Stop”, se ka mbi një vit, që kërkon të cregjistrojë biznesin e tij ushqimor. Ai thotë, se i ka shlyer të gjitha detyrimet, por biznesi nuk i mbyllet nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë.Ernesti thotë, se e ka bërë rrugën Tatime-QKB, disa herë përgjatë një viti, por sërish asnjë rezultat. Nëpërmjet kmfsh-së së “Stop”, vetë qytetari i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë.Inspektorja e zonës e drejton për tek sekretari i Drejtorit, mirëpo drejtori ende s’e ka firmosur dhe për të disatën herë, Ernestit i kërkojnë të kthehet pas disa ditësh.

Pas qytetarit Ernest Mata, gazetarja e “Stop” i drejtohet Sekretarit dhe Përgjegjësit të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë.Ai thotë, se vonesat kanë ardhur, për shkak, se inspektorët janë ndërruar mbi 10 herë gjatë një viti. Por kjo situatë do të zgjidhet menjëherë. Kështu pas mëse një viti, ku shkresa e Ernest Matës ishte “peng” e një firme, gazetarja e “Stop” e zgjidhi hallin e qytetarit, për të mbyllur biznesin konform ligjeve e rregullave.

Të Fundit