Donte të vriste qentë, 59 vjeçari plagos kushëririn në Gjirokastër – Stop
Lajme, Të Gjitha

Donte të vriste qentë, 59 vjeçari plagos kushëririn në Gjirokastër

Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e kësaj të hëne në Gjirokastër. Burime për media bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar, ku 59 vjeçari duke qëlluar ndaj qenve të lagjes ka plagosur kushëririn e tij.

Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me iniciale A.M. 59 vjeç ishte duke përndjekur qentë në fshat dhe ka qëlluat me armë zjarri ndaj tyre, ku nga plasja e saçmes nga gryka e armës së gjahut, ka dëmtuar kushëririn e tij Siri Muro qe ishte në krahë të agresorit të qenve.

Lëndimi nga saçmja ka qenë serioz ç’ka e ka adresuar atë ne drejtim te spitalit rajonal te Gjirokastres për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *