Donacionet për tërmetin, Juri Kim: Pranë jush që të shpenzohen në mënyrën e duhur. – Stop
Të Gjitha

Donacionet për tërmetin, Juri Kim: Pranë jush që të shpenzohen në mënyrën e duhur.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin Shtetëror të Rindërtimit, ku ishte e pranishme edhe vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim.
Kjo e fundit deklaroi se do të jenë krah Shqipërisë dhe se do të monitorojnë të gjithë situatën.

“Shprehim solidaritet me popullin shqiptar dhe japim një investim simbolik dhe real për Shqipërinë. Është një kënaqësi që po organizoheni, për ne është hera e parë si SHBA që ju qëndrojmë afër, por nuk do të jetë hera e fundit. Do të qëndrojmë afër jush për të parë se si do i shpenzoni apo nëse do shpenzohen në mënyrën e duhur donacionet tona”, – tha ambasadorja.

Ndërkohë, ambasadori turk, tha se “Turqia mobilizoi të gjitha forcat dhe se Presidenti vetë kishte marrë një angazhim për ndërtimin e 500 banesave për vëllezërit tanë shqiptarë”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *