Doganieri i Rinasit: Sa lekë do më japësh që të kalosh 20 mijë paund – Stop
KAMERA E FSHEHTE, KLIPET

Doganieri i Rinasit: Sa lekë do më japësh që të kalosh 20 mijë paund

Prej kohësh e në mënyrë të përsëritur në media janë transmetuar lajme, që nga Rinasi kalojnë paund e drogë. Sot një qytetare është drejtuar te përgjegjësi i Zyrës së Doganës në Rinas, Donald Dikollari, duke i kërkuar një “favor”. Gruaja thotë, se motra kërkon të sjellë në Shqipëri përmes Rinasit, 20 mijë paund të paktën tre herë në vit. Donaldi tregohet i kujdesshëm dhe e pyet zonjën, se kush e ka drejtuar tek ai. Më pas i thotë, që të fusë telefonin në xhep nga frika e regjistrimit. Fillimisht Donaldi kërkon që të krijojë besim dhe më pas bën “pazar”, pasi shuma e ryshfetit do të ndahet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *