“Do të paguaj unë i pari”, vrasja e të riut në market, arrestohet 36-vjeçari

Një ditë pas vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka, pas sherrit se kush do të paguante i pari në një market në Tiranë, policia ka arrestuar një prej personave të përfshirë.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari O. D., i cili, sipas bluve të kryeqytetit, ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur konflikti, por nuk ka kallëzuar krimin.

Është arrestuar shtetasi Orgest Drazhi, i cili ishte mik i viktimës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit