“Do keni punë me mua”, Çuçi me krerët e policisë: Zero tolerancë për… – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Do keni punë me mua”, Çuçi me krerët e policisë: Zero tolerancë për…

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, këtë të hënë zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit në qarqet e zonave bregdetare dhe shefat përkatës të komisariateve, ku ka ndarë disa shqetësime të lidhura me turizmin.

Gjatë fjalës së tij, Çuçi tha se pavarësisht se kemi bërë përmirësime të shumta nga vitet e kaluara sërish po shohim fenomene që kurrsesi nuk duhen toleruar.

“Siç ndodh zakonisht dihet që kulmi pritet në muajin gusht. Pavarësisht se kemi bërë përmirësime të shumta nga vitet e kaluara sërish po shohim fenomene që kurrsesi nuk duhen toleruar”, tha Çuçi.

Duke u ndalur te respektimi i orarit të lejuar të muzikës në lokalet e natës, baret apo restorantet, ministri kërkoi zbatimin rigoroz të ligjit pa asnjë përjashtim për të gjithë subjektet.

“Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 11 të natës gjatë javës dhe pas orës 12 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë. Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi. Ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Çuçi.

Ndërsa lidhur me skafet apo motorët e ujit që përdoren përgjatë bregut nga pushuesit, Ministri i Brendshëm kërkoi nga Policia e Shtetit reagim të menjëhershëm dhe pa asnjë tolerim ndaj kujtdo që shkel kordonët e sigurisë në plazh dhe rrezikon pushuesit.

“Vëmendje maksimale edhe në këtë pikë. Zero tolerancë për këto që bën akrobaci me motorë uji, që kapërcen kufizimet dhe rrezikon njerëzit. Këto s’kanë lidhje me turizmin që duam të zhvillojmë ne”, është shprehur ministri Çuçi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *