“Do jap llogari për këto 5 vite punë si kryetar shteti”, Meta: U bëra president falë LSI

Ish-presidenti Ilir Meta deklaroi se do të japë llogari për 5 vitet e punës në krye të Presidencës.

Gjatë një prononcimi për mediat nga selia e LSI-së, Meta tha se u bë president falë LSI-së.

“Esat Pashët e rinj të këtij vendi që kanë vënë në diskutim interesat kombëtare të vendit, dhe i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës, të shqiptarëve kudo ku janë. Në fjalën e time do e nis me një llogaridhënie të këtyre 5 viteve. Nuk i shmangem llogaridhënies, pasi është detyrë parësore e i një politikani të ndërgjegjshëm. Nëse u bëra president i bëra për shkak të LSI. Për shkak të peshës së jashtëzakonshme. E kam për detyrë të jap llogari”, tha Meta.

Të Fundit