“Do hapim akademi barinjsh”,ministrja: S’e shpikëm, e kemi parë në Zvicër e Spanjë

Deklarata e Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, disa ditë më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku tha se do të hapet një akademi për barinjtë bëri bujë mediatike dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjet.

Për këtë arsye këtë të martë Krifca ka sqaruar se kjo akademi është marrë shembull nga vendet e botës që e aplikojnë si Zvicra, Anglia apo Spanja dhe se kjo bëhet për të ruajtur traditën në këtë zanat duke afruar sa më shumë të rinjtë jo vetëm në blegtori por edhe në zanatin e fermerëve ët rinj.

Mund të bëj një sqarim në keqkuptimin e ndodhur në mbledhjen e kaluar. Një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi. Në lidhje me fjalën akademi kjo është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende, Zvicra Anglia Spanja e kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështetje në formimin e tyre për ti angazhuar në këtë profesion. E kemi konsultuar dhe me donatorët, që si drejtoreshë e AZHBE jam konsultuar dhe me universitetin bujqësor, që në 2018 kemi filluar të mbështesim stanet. Është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo jo e shprehur vetëm në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëvë të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë. Ky ishte sqarimi që doja të bëja“, tha ministrja.

Në mbledhjen e mëparshme Krifca u shpreh se sektori i blegtorisë ndodhet në një moment kritik dhe për këtë arsye do të ketë disa iniciativa, duke shtuar se përpos mbështetjes buxhetore për këtë sektor, do të krijohet një akademi për barinjtë.

Të Fundit