Divjake/ Mesuesi i multitalentuar, jep dhe fizike dhe muzike!

Jemi në fshatin Mizë të Divjakës, në shkollën 9-vjecare, pasi mësuesit e biologjisë, gjeografisë dhe fizikës japin lëndën e artit pamor dhe muzikën. Vetë nxënësit e pranojnë këtë dhe mësimi thuajse nuk bëhet.Këtë problem e pohojnë dhe vetë mësuesit në fjalë, të cilët thonë, se janë të detyruar të japin muzikë e art pamor, për të plotësuar orët.Drejtoresha e shkollës Enkelejda Sako shpjegon, se kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së mësuesve dhe bëhet fjalë për pak orë. Më pas takojmë drejtorin e ZVA-së Divjakë, Llazar Stasa, i cili u shprehet, se nuk ka mësues të këtyre profileve. Gjatë bisedës me të, ai nuk ngurron të thotë, se fshatarët nuk do të bëhen muzikantë.

Të Fundit